Blerja e duhanit nga korrjet e sivjetshme që sot e ka ditën e parë të fillimit të shitjes, do ta kryejnë 9 kompani të duhanit. NGa ato, 6 kompani veçmë kanë marrë leje për fillimin e blerjes, ndërsa data përfundimtare për tre kompanitë tjera është 15 dhjetori.
Drejtori i Inspektoratit shtetëror për bujqësi, Jane Stankoski tha se deri më tani janë paraqitur 149 pika për blerje, në të cilat procesi do të kryhet në 185 peshore.
“Blerja bëhet sipas rregullativës ligjore. Këtu janë edhe përfaqësuesit e shoqatave dhe besoj se nuk do të kemi probleme gjatë blerjes së sivjetshme. Sa i përket çmimeve, ata janë të njejta me vitin e kaluar”, tha Stankoski.
Nga Ministria për bujqësi, pylltari dhe ujëra informojnë se këtë vit duhan është mbjellur në sipërfaqe prej 14.342 hektarë. Nëntë kompanitë blerëse kanë nënshkruar gjithsej 29.132 kontrata për blerje të duhanit, që është për 1.750 më shumë nga viti i kaluar. Edhe pse sipas kontratave kompanitë kanë kërkesë për 26.000 ton duhan, për shkak të kushteve të pavolitshme të motit, sasia e sivjetshme do të jetë 22.000 ton duhan.
Sa i përket çmimit, Lidhja e shoqatave të duhanit shpresojnë se ai do të jetë për 10 deri më 15 për qind më i lartë se ai i vitit të kaluar, që ishte 196 denarë për kilogram duhan./Telegrafi/