Site icon Telegrafi

Fillon betonimi i urës së dytë tek rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës (Foto)

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot ka filluar betonimi i urës së dytë tek rrethrrotullimi në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Komuna përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se ky rrethrrotullim i cili e lidhë me lagjen Arbëria pritet të hapet së shpejti.

“Kompania po punon me intensitet të shtuar, ashtu që sa më parë të përfundohen punimet. Kjo rrugë që pritet të hapet së shpejti, do ta lidhë rrethrrotullimin në fjalën, me lagjen Arbëria, me ç’rast do të shkarkohet dukshëm komunikacioni në Kryeqytet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version