Kompetentët thonë se ky është një lloj i ri i bashkëpunimit i cili do të kontribuojë për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mendjet kompjuterike të Maqedonisë së bashku me kolegët e tyre estonez do ta pushtojnë tregun evropian. Marrëveshja midis dy kompanive të Maqedonisë, „IT Labs“ dhe „Infinit Solutions “ dhe firmës estoneze „Netgrup“ u nënshkrua sot, ndërsa me të, të tre palët obligohen të zhvillojnë projekte të përbashkëta të cilat do ti plasojnë në shtetet baltike dhe në tregjet evropiane.
Ajo që duhet investuar është potenciali njerëzor, thonë afaristët duke shtuar se Maqedonia ka kuadër cilësor dhe të arsimuar mirë, i cili mund të ofrojë shërbim intelektuale të cilat vlerësohen lartë.
Kompjuteristët e Maqedonisë shpresojnë se së shpejti kompani të madhe të IT siç është Microsoft dhe HP do të bëjnë investime në vendin tonë dhe njohurinë e tyre do ta bartin tek gjenitë e ardhshëm kompjuterik të Maqedonisë./Telegrafi/