Site icon Telegrafi

Fillon asfaltimi i rrugëve në Komunën e Karposhit

Komuna e Karposhit sot ka vazhduar sezonin e ri të ndërtimeve në rajonin e “Krivi Dol”, ku janë asfaltuar rrugët “Shkupi 3A” dhe “Shkupi 5A”. Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, njoftoi se për një kohë të shkurtër do të asfaltohen edhe rrugët përreth “Shkupi 4” dhe “4A”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për dy rrugët tjera në këtë rajon, po përfundon dokumentacioni i nevojshëm dhe pas këjas do të fillojë asfaltimi i të njëjtave. Përveç asfaltit të ri, janë paraparë edhe trotuare të ri, kufizime të reja dhe kanalizim atmosferik, me çka “Krivi Dol” do të bëhet rajon i urbanizuar, ku qytetarët nuk do të kenë probleme infrastrukturore”, deklaroi Jakimovski.

Siç njoftojnë nga Komuna e Karposhit, asfaltimi i rrugëve ka kushtuar rreth 2,5 milionë denarë, ndërsa edhe dy rrugët tjera duhet të asfaltohen deri në fund të muajit maj./Telegrafi/

Exit mobile version