Site icon Telegrafi

Fillon Asambleja e Përgjithshme e UEFA-s, Shqipëria pran historisë

Në kryeqytetin finlandez të Helsinkit ka filluar kongresi i 41 i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).

Kjo e fundit pritet që të zgjedh anëtarin e ri të bordit, i cili do të shërben për 55 federatat kombëtare.

E në mesin e të nominuarve dhe një ndër favoritët është edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, i cili është në garë për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se në këtë asamble të pranishëm janë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri si dhe Eroll Salihu, sekretar i FFK-së.

Ndryshe, në asamble do të diskutohen edhe shumë çështje tjera ndërsa KËTU mund ta ndiqni live. /Telegrafi/

Exit mobile version