Site icon Telegrafi

Fillojnë xhirimet e filmit “Këpucët”

Tema e filmit ndërlidhet me odisejadën apo mbijetesën e popullit kosovar përgjatë vitit 1999. Një grumbull këpucësh dhe tri plaka do të jenë në fokusin e rrjedhës fabulare brenda një rrethane lufte. Plakat do të përdoren nga një grup i vogël hajdutësh serbë për lojë dhe sarkazëm teatrore në një zonë të boshatisur e rrethuar nga mure, gërmadha dhe çimento të ftohtë.

Në këtë film luajnë: Esat Gjocaj, Igballe Qena, Besfort Daka, Flutura Zymi.

Filmi “Këpucët” është prodhim i shtëpisë filmike Jam Production me producent Alban Makolli dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. /koha.net/

Exit mobile version