Telegrafi

Fillojnë thashethemet për Galaxy Note 4

Ndërsa nëse trendi i pajisjeve të fundit të Samsung mund të merret për bazë, atëherë pritjet janë që Note 4 të sjell dizajn të ngjashëm me modelin e fundit të telefonit të Samsung, galaxy S5.

Note 4 besohet se do të mbështesë USB 3.0 dhe kabllot e 2.0 njësoj sikurse modeli Note 3. Gjithashtu thuhet se Note 4 do të jetë edhe më i mprehtë sesa Galaxy S5, pasi që do të ketë dimensionet si 2560 x 1440 kundrejt 1920 x 1080.

Në mesin e thashethemeve për Note 4 është edhe rezolucioni me 4K piksel, edhe pse nuk dihet nëse një specifikë e tillë do të shtohet në versionin e ri të fabletit.

Ndërsa këtyre pohimeve duhet shtuar edhe raportet se fableti do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, ngjashëm sikurse Galaxy S5.

Opsionet për procesorin e Note 4 përfshijnë hexa-core Exynos CPU, por është i mundshëm edhe procesori Snapdragon 801. Kamera e Note 4 thuhet se do të jetë me 20.1MP, sikurse në modelin e ri të përfolur të Samsung Galaxy S5 Zoom. / Telegrafi /