Telegrafi

Fillojnë testet për Galaxy S7, S7 Edge dhe S7 Premium?

Lajmi vjen nga Evan Blass i cili ka thënë se AT&T po testojnë dy versionet e Galaxy S7 me modelin serik SM-G930A dhe SM-G935A.

Këto kode numerike besohet se i referohen Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge, bashkë edhe me një tjetër version tjetër të telefonit me cilësinë e ekranit në 4K, Galaxy S7 Premium.

Evan Blass gjithashtu konfirmoi detaje rreth datës së lirimit të këtyre pajisjeve, duke përmendur fillimin e tremujorit të parë të vitit. Kjo lidhet me atë që është thënë edhe më pare, pra fillimin e muajit shkurt.