Site icon Telegrafi

Fillojnë të shtënat, oficerët nuk largohen pa urdhrin e komandës (Video)

Oficerët rusë dhe sirianë në Siri u ballafaquan me të shtëna armësh derisa po raportonin nga Aleppo me anë të një videokonference.

Çfarë bie në sy, përcjell Telegrafi, është se të dy qëndruan aty deri sa qendra e komandës insistoi se ata duhet të largoheshin për tu strehuar.

Video tregon një oficer rus, dhe një oficer sirian në rrugën Castello që të çon në Aleppo duke dhënë një raport rreth gjendjes aktuale zyrtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Viktor Poznikhir cili kryesoi video-konferencën në Moskë.

Sulmi ka ndodhur gjatë armëpushimit në Siri të ndërmjetësuar nga Moska dhe Uashingtoni që tashmë është shkelur 23 herë nga e ashtuquajtura opozitë e moderuar, sipas të dhënave të ushtrisë ruse. /Telegrafi/

Exit mobile version