Telegrafi

Fillojnë talljet me Karakamishevën për tetë vendet e punës që ajo sapo i humbi (Foto)

Dje (11 korrik) Qeveria e Maqedonisë ka pezulluar 1500 vende pune në bordet drejtuese dhe këshilluese nëpër të gjithë institucionet e vendit. Këtu bënë pjesë edhe mbrojtësja e politikave të ish-pushtetit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, Tanja Karakamisheva.

Lexo po ashtu Qeveria e Maqedonisë ka shkarkuar disa anëtarë këshillash administrativ dhe mbikëqyrës

Përveç vendit si profesoreshë në Universitetin Kiril dhe Metodij në Shkup, Karakamisheva ka mbajtur edhe tetë pozita nëpër komisionet për ndjekjen e punëve nëpër institucione. Një ndër pozitat që ajo i ka humbur është edhe ulësja në komisionin për ndjekjen e punës së mediave në vend. Karakamisheva të gjithë këto pozita i ka ”merituar” me mbrojtje publike të punëve të pushtetit të kaluar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ajo edhe pse ka përgënjeshtruar lajmin se ndjehet keq për ”dënimin” nga pushteti aktual, publiku dhe komuniteti në Twitter e ka përdoru si objekt talleje duke e cilësuar si lajmin më të rëndësishëm të vitit, shkarkimin e saj nga këto pozita. Disa madje e kanë cilësuar si mbajtëse e rekordeve botërore për ushtrimin e detyrës në më shumë institucione. Komuniteti i rrjeteve sociale është hakmarrë ndaj reagimeve të Karakamishevës gjatë 11 viteve të kaluara ku ajo kishte ofenduar çdokë që kritikon pushtetin.

Përndryshe, Karakamisheva është në një grup me Milenko Nedellkovskin dhe akademikë të UniversitetiT Kiril dhe Metodij në Shkup që verbërisht e kanë mbrojtur qëndrimin e pushtetit të kaluar. Shpeshherë të njejtët edhe janë ofenduar nga qytetarët dhe janë cilësuar si të paguar të pushtetit. Këto akuza tani dalin si të vërteta. /Telegrafi/

1. Shkarkimi i Karakamishevës hap 170 vende të reja pune. 2. Karakamishve pushohet nga këshilli mbikqyrës ku ishte anëtare. Pres që ajo të dashurohet dhe të ik nga shteti.
1.Mendon se ke ditë të keqe? Vetëm mendoje se Karakamisheva është pushuar nga puna në tetë vende pune. 2. Definitivisht, Karakamisheva ka thyer rekord në kategorinë ”pushimi nga puna në më shumë vende”.