Site icon Telegrafi

Fillojnë takimet informative për menaxhimin e migrimit

Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, do të mbajë takime në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot në objektin e universitetit të Prizrenit do të mbahet ligjëratë me studentë si dhe me qytetarë të interesuar në këtë temë. Po sot, do të mbahet takimi informativ në Gjakovë, në Shkollën Publike të Muzikës “Prenk Jakova”, Rruga Yjet e Erenikut, Gjakovë në bashkëpunim me Universitetin e Gjakovës.

Projekti i Binjakëzimit, pjesë e të cilit është kjo fushatë, financohet nga Bashkimi Evropian, dhe implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partnerë mbështetës në emër të Bashkimit Evropian, dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim, departament i cili po implementon këtë fushatë vetëdijesimi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Integrimit Evropian.

Exit mobile version