Site icon Telegrafi

Fillojnë sot punimet për heqjen e mbetjeve të spitalit modular në Tetovë

Pesëmbëdhjetë muaj pas rastit tragjik në modularin e Tetovës, sot kanë filluar punimet për heqjen e mbetjeve të objektit të shkrumbuar.

Mos heqja e modularit për kaq kohë të gjatë, nga drejtuesit e spitalit arsyetohej me ndalesën nga ana e prokurorisë, leje kjo që Spitalit klinik të Tetovës iu dha para vetëm një muaji, ku u deklarua se objekti nuk është më pjesë e provave materiale për hetimin.

Punimet për heqjen e modularit pritet të zgjasin dy ditë, ka informuar drejtori i Spitalit klinik të Tetovës. Në vendin e modularit, pas heqjes së mbetjeve, pritet të krijohet një park të vogël, ku edhe do të vendoset pllaka përkujtimore e 14 viktimave që humbën jetët natën e kobshme të tetë shtatorit, vitin e kaluar.

Për rastin e djegies së modularit të Tetovës, për të tretën herë që nga shtatori, ka dështuar fillimi i seancës gjyqësore, ku të akuzuar janë dy ish drejtorët e Spitalit klinik, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe mjeku përgjegjës i modularit Boban Vuçevski si dhe Spitali klinik i Tetovës si subjekt juridik. Seanca e radhës është e caktuar pas katër ditësh./Alsat.mk

Exit mobile version