Site icon Telegrafi

Fillojnë shërbimet në gjuhën e shenjave në institucionet publike

Nga sot do të fillojnë ofrimet e shërbimeve në gjuhën e shenjave nga institucionet publike për qytetarët e shurdhër.

Në një njoftim për media, thuhet se konferenca me qëllim të informimit për mes mediave lidhur me këtë do të mbahet sot nga ora 13:30.

“Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, ju njofton se më 07 qershor 2016 do të mbajë konferencë, me qëllim të informimit përmes mediave për fillimin e ofrimit të shërbimeve në gjuhën e shenjave nga institucionet publike për të gjithë qytetarët e shurdhër të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version