Site icon Telegrafi

Fillojnë shërbimet në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe Departamentin për Siguri Publike

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, ka marrë vendim për fillimin e shërbimeve për qytetarë të cilat kanë qenë të shtyra për shkak të pandemisë COVID 19.

Në njoftim thuhet se me këtë rast autorizohen zyrtarët e Departamentit për Shtetësisë Azil dhe Migracion, si dhe zyrtarët e Departamentit për Siguri Publike, të vazhdojnë me punën e zakonshme në shërbim të qytetarëve që kërkojnë shërbime.

“Të gjitha qytetarët të cilët bazë të këtij vendimi u janë pezulluar shërbimet, tashmë mund të shkojnë në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i kryer obligimet e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version