Telegrafi

Fillojnë pushimet për prezantuesen e RTV Dukagjinit, shfaq linjat në bikini

Gjatë gjithë Kampionatit Botëror të futbollit të zhvilluar në Francë janë mbajtur disa emisione sportive televizive.

Në prej tyre, më i shikuari në vendin tonë ishte “Dueli i Botërorit”, ku defiluan shumë sportistë, aktorë e këngëtarë.

Megjithatë ato që ranë më shumë në sy ishin dy bukuroshet e njohur ndryshe si pikantet, Laura Guri dhe Erza Brahushi.

Kjo e fundit duket se pas angazhimeve të mëdha këtë sezon në RTV Dukagjini, ka filluar edhe me pushimet më së të merituara të verës.

Për dallim prej shumë bukurosheve, zeshkania ka zgjedhur të relaksohet në qytetin piktoresk të shtetit slloven, Bled.

Ajo ja publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa duket seksi. Me linja trupore për zili dhe e shfaqur në bikini, ajo duket më së joshëse se kurrë.

Ndryshe, Brahushin do ta shohim edhe në sezonin e ri të shout sportiv, “Dueli Sportiv”, i cili shfaqet çdo të hënë, me fillim në ora 22:40. /Telegrafi/