Site icon Telegrafi

Fillojnë pushimet për motrat Abazi

Almeda Abazi është bërë e njohur në saje të shpalljes së më të bukurës të Shqipërisë në vitin 2007.

Bukuroshja dhe modelja u bë edhe më e famshme pas martesës me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, i njohur si “Çënari”.

Këta të dy së bashku me të motrën, Ilda Abazin kanë nisur pushimet verore në plazhet fantastike turke.

Lexo po ashtu Motra e Almeda Abazit fillon punën si modele (Foto/Video)

Dyshja së fundi ka publikuar edhe disa imazhe në llogaritë personale në Instagram teksa shihen tejet joshëse dhe seksi.

Theksojmë se edhe Ilda më nuk është në beqare pasi që ka kohë që është në romancë me basketbollistin prishtinas, i cili luan për përfaqësuesen turke, Kenan Spahiun.

Ndryshe, Almedën do ta shohim edhe në projekte të tjera të modës gjersa një karrierë prej modeleje e ka filluar edhe e motra.

Tolgën do ta shohim në seriale të tjera filmike ndërsa Spahiu është pjesë e skuadrës së Besiktasit. /Telegrafi/

Exit mobile version