Elita Rudi konsiderohet si një ndër prezantueset më seksi shqiptare.
Bukuroshen e shohim çdo javë në spektaklin televiziv Elite Show, i cili transmetohet ekskluzivisht çdo të diele në Radio Televizionin Dukagjini.
Por, këtë javë do ta shohim për herë të fundit për këtë sezon në spektaklin e lartcekur pasi që bukuroshja ka paralajmëruar pushimet verore, transmeton Telegrafi.
“Pushime deri në shtator”, ishin fjalët e shkruara të Elitës në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, gjakovarja besohet se një pjesë të madhe të pushimeve do ta kalojë krahas të dashurit, reperit Gjiko. /Telegrafi/