Telegrafi

Fillojnë pushimet për Alketa Vejsiun (Foto)

Mbaroi show televiziv “Your Face Sounds Familiar” dhe Alketa Vejsiu është nisur me pushime.

Ajo ka qenë zakonisht e rezervuar për të ndarë foto personale, të shkrepura jashtë skenës, ndaj për këtë arsye çdo foto e saj përbën lajm.

Nuk ka dhënë shumë detaje se me kë ka shkuar dhe në foto është shfaqur vetëm.

Ndoshta është me familjen, por siç dihet ata i mban larg vëmendjes së mediave.

Megjithatë një copëz nga pushimet e ka ndarë me ndjekësit. /Telegrafi/