Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka nisur punimet për rrugën e re që do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rreth-rrotullimin e Lakrishtes.
Rama në një postim në Facebook shkruan se kjo rrugë do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Clinton”.
Lexoni të plotë postimin e kryetarit të Prishtinës:
Reduktim i kolonave përmes krijimit të rrugës së re.
Filluam punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rreth rrotullimin e Lakrishtes.
Krijimi i saj do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton”.
Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave. /Telegrafi/