Mijëra tetovarë iu drejtuan sot stadiumit të Tetovës për të ndjekur lojën e ish lojtarëve të Shkëndijës së gjeneratës së viteve të 70-ta dhe 90-ta.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të fillimit të punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.
Projekti qe filloi sot pritet të jetë gati për 2 vite ndërsa do të kushtojë rreth 10 milion euro, ndersa realizohet nga Komuna e Tetovës.
Manifestimin e zbukuruan me performancën e tyre dhe rock grupi Elita 5./Alsat/