Gjatë javës së kaluar kanë filluar punimet për renovimin e objektit të vjetër të shkollës së fshatit Kërpimeh në Podujevë.
Ky objekt, pas rinovimit nuk do të jetë më shkollë por do të shndërrohet në çerdhe, transmeton Telegrafi.
Nga komuna e Podujevës, zëdhënësi Fatri Zhitia, në një përgjigje për Telegrafin, tha se ky projekt do të përfundohet për 90 ditë.
“Koha e realizimit të këtij projekti parashihet të realizohet brenda 90 ditëve”, tha ai.
Ai shtoi se kjo çerdhe do të ofrojë kushte të favorshme për fëmijët dhe do të ketë kapacitet për më shumë se 50 fëmijë.
“Çerdhja do të ofrojë hapësirë e kushte shumë të favorshme për fëmijët e kësaj ane, ku kapaciteti i saj për akomodimin e fëmijëve është mbi 50 fëmijë”, tha ai/
Pas përfundimit të punimeve ky objekt pritet të bëhet një vend i ngrohtë e i rehatshëm për fëmijët. /Telegrafi/