Sot do të fillojnë punimet në rehabilitimin e rrugës regjionale Kramovik-Xërkë.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se në inaugurim do të marrin pjesë ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.
Sipas njoftimit, inaugurimi i punimeve do të bëhet sot në orën 13:00.
Ky projekt që do të investohet nga Ministria e Infrastrukturës, ka një gjatësi prej 11.8 kilometra, ndërsa vlera e realizimit të tij është 487,497.77 euro. /Telegrafi/