Site icon Telegrafi

Fillojnë punimet e rrugës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboçicë

Sot do të inaugurohet fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboçicë në komunën e Hanit të Elezit.

Ky projekt që do të investohet nga Ministria e Infrastrukturës, ka një gjatësi prej 5.28 kilometra, ndërsa vlera e realizimit të tij është 688 mijë e 381.23 euro.

Në inaugurim merr pjesë edhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku. /Telegrafi/

Exit mobile version