Telegrafi

Fillojnë me punë tregjet në Kumanovë

Dy tregje në Kumanovë sot kanë filluar me punë, informojnë nga Ndërmarrja Publike “Tregjet”.

Bëhet fjalë për tregjet që ndodhen në bulevardet “Treta MUB”dhe “Revolucioni i tetorit”, të cilët do të punojnë nga e hëna deri të premten prej orës 08 deri 16, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas çdo ditë pune tregjet do të dezinfektohen. Mbeten të gjitha rekomandimet e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të Krizave në Kumanovë për mbrojtje nga coronavirusi. Të obligueshme janë maskat, dorezat, mjetet dezinfektuese, distanca prej dy metrave”, deklaroi drejtori i ndërmarrjes Ilir Saiti.

NP “Tregjet” përgatitet edhe për hapjen e tregut të kafshëve në fshatin Kojnare, i cili tradicionalisht punon të shtunave. Atje do të zbatohen të gjitha udhëzimet e Qeverisë dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Shtabi i Krizave dje informoi se ndërmarrja ka kërkuar hapjen e tregjeve, ndërsa i është rekomanduar të fillohet me tregjet rajonale dhe të gjelbra, si dhe të respektohen të gjitha masat për mbrojtje nga Covid-19./Telegrafi/