Site icon Telegrafi

Fillojnë problemet te Interi, lojtari nuk ia jep dorën De Boerit (Foto)

Interi ka humbur ndaj Sampdorias me rezultat 1-0.

Frank De Boer po kalon në një periudhë jo të mirë te Interi dhe kjo tregohet më së miri me ‘incidentin’ që ndodhi gjatë ndeshjes me Ederin.

Lexo po ashtu Teknologjia tregon se a ishte gol apo jo rasti i Palacios (Video)

Sulmuesi italian u zëvendësua në minutën e 76-të nga tekniku holandez dhe në vend të tij u fut Rodrigo Palacio dhe kjo nuk i pëlqeu aspak ish-sulmuesit të Sampdorias dhe në momentin e zëvendësimit ai nuk i dha dorën trajnerit.

Tashmë pritet të dënim nga klubi për Eder pasi pothuajse për një gjë të tillë më herët u dënua edhe Marcelo Brozovic, i cili nuk ishte pjesë e skuadrës për tre ndeshje, duke mos u ftuar fare. /Telegrafi/

Edhe pse De Boer e futi në takimet e fundit para Ivan Perisic, Eder duket se i ka harruar këto ‘të mira’ nga tekniku holandez.
Exit mobile version