Macet e shkelmuara nga futbollisti i West Ham, Kurt Zouma, janë sekuestruar, ndërsa ai është gjobitur me 300 mijë euro nga klubi.
Hetuesit kanë konfiskuar macet dhe aktualisht janë nën kujdesin e tyre, kanë treguar ata.
West Ham është zotuar të dhurojë dy javë nga paga e tij për bamirësi për kafshët që i bie diku rreth 300 mijë euro.
West Ham have fined Kurt Zouma the maximum possible, two weeks’ wages, which will be donated to animal welfare charities. pic.twitter.com/77LHo9To1e
— Sky Sports News (@SkySportsNews) February 9, 2022
Adidas konfirmoi se Zouma ka humbur sponsorizimin, me kompaninë që ka lëshuar një komunikatë për media duke thënë se ai nuk është më nën kontratë me kompaninë.
Kjo erdhi pasi sponsorët e klubit “Vitality UK” thanë se do ta pezullojnë sponsorizimin, ndërsa Experience Kissimmee dhe Yield App shqyrtonin opsionet e tyre.
Kjo do të jetë një goditje e madhe për financat e lojtarit, ndërsa mund të ndikojë edhe në gjendjen financiare të klubit nëse sponsorët vendosin të largohen.
https://twitter.com/danwootton/status/1490835960258457600
Gjatë ditës kishte lajme që lojtari mund të dënohet deri më katër vite burg për gjestin e bërë. /Telegrafi/