Telegrafi

Fillojnë porositë për Samsung Galaxy Tab 8.9

Siç edhe mund ta dini, Samsung Galaxy Tab 8.9 bazohet në sistemin operativ Android Honeycomb, dhe posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 8.9 inç, me rezolucion 1280 x 800 pikselë, dhe procesor prej dy-bërthamash me 1GHz.

Karakteristikat tjera të këtij telefoni përfshijnë edhe kamerën e pasme me 3MP, dhe atë të përparme me 2MP, ndërsa Samsung Galaxy Tab 8.9 posedon edhe lidhjen WiFi, si dhe hapësirën prej 16 ose 32GB, varësisht prej versionit të zgjedhur.

Çmimi i Samsung Galaxy Tab 8.9 do të fillojë 469.99 dollarë për modelin me 16GB, apo 569 dollarë për atë me 32GB. / Telegrafi /