Kanë filluar porositë për makinën e parë elektrike që kushton 3.5 milionë euro, e cila pretendohet se prej zero deri në 100 kilometra në orë, mund t’i kalojë për më pak se dy sekonda.
Hiper-makina japoneze Aspark Owl, do të shihet brenda kësaj jave në Paris Motor Show, transmeton Telegrafi.
Për t’i paraprirë prezantimit, prodhuesit kanë thënë se do t’i ketë 430 kuajfuqi, mund të lëvizë për 300 kilometra me një mbushje, teksa shpejtësinë maksimale do ta ketë 280 kilometra në orë.
Sipas Bloomberg, të interesuarit mund të japin shumë prej një milion eurove, që më pas do të përfshihet në çmimin e përgjithshëm.
Aspark ka bërë të ditur se planifikon t’i prodhojë vetëm 50 njësi, të këtij EV që prej qëndrimit pa lëvizur deri në 100 kilometra, mund t’i kalojë për 1.921 sekonda – që del të jetë më shpejtë se Formula 1.
Modeli Owl është shumë aerodinamik dhe i lehtë, ndërsa në të dy anë i ka motorët prej 40 kW, që i ndihmojnë të mbajë balancën. /Telegrafi/