Motoçikleta ka çmim më të lirë se një makinë elektrike
Ishte prezantuar para shumë kohë, me në fund Harley-Davidson e ka sjellë në treg motoçikletën LiveWire, transmeton Telegrafi.
CES 2019 ka qenë organizimi ku kompania 116-vjeçare, tregoi për çmimin, specifikat dhe filloi regjistrimin e porosive.
Megjithëse nuk është bërë e ditur shpejtësia maksimale, LiveWire arin për 3.5 sekonda prej qëndrimin të ndaluar deri në 100 kilometra në orë. Me mbushje prej 200 voltësh, ky Herley-Davidson mund të lëvizë për 180 kilometra nëpër zonë urbane.
Për ta blerë këtë motoçikletë, duhet paguar 29,799 dollarë, teksa duhet pritur deri në vjeshtën e vitit që vjen, kur nisin edhe dërgesat.
Me këtë çmim, LiveWire është pak më i lirë se Tesla Model 3 që kushton rreth 35 mijë dollarë, apo Chevy Bolt me 36 mijë dollarë. /Telegrafi/
https://youtu.be/DRy9H_6qbtM