Telegrafi

Fillojnë paraporositë për dy produktet e reja nga ASUS

Para-porositë kanë filluar për dy PC me ekran të ndjeshëm në prekje. TAICHI 21 duo-ekran është produkti më i mire nga linja e re, por që kushton: versioni bazik me 11.6 inç me procesor 1.7 GHz Core i5, 4gb RAM dhe 128gb hapësirë ruajtëse ka çmim startues prej 1,300 dollarë ndërsa versioni i përmirësuar me procesor 1.9 GHz Core i7 dhe hapësirë ruajtëse prej 256gb do të kushtoj 1,600 dollarë.

Ndërsa, pajisja tjetër nga kompania VivoBook X202 do të ketë ekran  të ndjeshëm në prekje me 11.6 inç, procesor 1.8 GHz, 4gb RAM dhe hapësirë ruajtëse prej 500 gb. Pritet të ketë çmim prej 600 dollarë.

Të dyja produktet pritet të dalin në treg më 16 tetor, në datën e njejtë të lansimit të Windows 8. /Telegrafi/