Site icon Telegrafi

Fillojnë para-porositë për Nokia N9

Siç është thënë edhe më herët, Nokia N9 posedon ekran të ndjeshëm në prekje me teknologji AMOLED, diagonalja e së cilës është 3.9 inç, dhe i njëjti është i pajisur me Gorilla Glass, që domethënë se është vështirë që ekrani i kësaj pajisje të gërvishtet, siç ndodh me modelet tjera të telefonave.

Për më shumë, Nokia N9 posedon edhe kamerën me 8 mega-piksel, optikë Carl Zeiss, auto-fokus dhe procesor ARM Cortex A8 OMAP3630 1GHz.

Përveç kësaj, kamera 8-pikselëshe e Nokia N9 gjithashtu posedon edhe LED ndriçues, dhe mundësi incizimi në formatin HD me 720p, ndërsa aty është edhe mundësia për NFC, 1GB RAM, dhe versioni me 16 ose 64GB hapësirë. / Telegrafi /
 

Exit mobile version