Telegrafi

Fillojnë ndryshimet në MPB-në e Maqedonisë

MPB e Maqedonisë ka filluar me ndryshime, ku në radhë të parë janë Drejtoria e pestë, krim-policia dhe kontrolli i brendshëm, thonë nga kjo ministri për Deutsche Welle.

Prej të hënës ndryshime do të ketë edhe në Drejtorinë për detyra speciale, Drejtorinë për shpërndarje të shpejtë ndërsa ndryshime do të bëhen edhe nëpër Sektoret për Punë të Brendshme në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Veles, Manastir dhe Strumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sasho Trajkovski është drejtori i ri i Drejtorisë së pestë të shtetit në DSK i cili e zë vendin e Goran Grujovskit.

Në detyrën e re në Drejtorinë për konroll të Brendshëm është emëruar Dejan Andonov.

Marjan Kocev është zgjedhur për drejtor të Drejtorisë për krim-polici. /Telegrafi/