Site icon Telegrafi

Fillojnë „Mbrëmjet poetike Kërçovare”

Prej sot e deri të dielën, në Kërçovë në organizim të shoqatës së shkrimtarëve “Mugullimi” ndërsa nën kujdesin e komunës së Kërçovës, do të mbahen mbrëmjet poetike Kërçovare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë manifestim, rreth 60 shkrimtarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova do të kenë mundësi ti prezantojnë krijimet e tyre poetike.

Kryetari i Komitetit organizativ të manifestimit, Ibraim Koça ka theksuar se çdo mbrëmje dashamirët e fjalës së shkruar do të kenë mundësi ti dëgjojnë krijimet më të reja të shkrimtarëve nga ky rajon./Telegrafi/

Exit mobile version