Migjen Basha ka kompletuar transferimin në kampionatin australian.
Mesfushori shqiptar pas një eksperience një vjeçare në Greqi me Aris Selanik, ka ndërprerë kontratën aty për t’iu bashkuar skuadrës australiane, Melbourne Victory.
Trajneri i klubit australian, Marco Kurz e ka lavdëruar afrimin e Migjen Bashës në klubin e tij.
“Jam shumë i kënaqur që erdhi një futbollist me kaq eksperiencë ndërkombëtare si Basha në skuadrën tonë”.
“Duke menduar se ka luajtur në nivelet më të larta në Evropë, mendoj se do të bëhet një udhëheqës i fortë për skuadrën tonë, së bashku me Poulsenin dhe Dobras, që kanë ardhur së fundmi më kanë kënaqur shumë dhe shpresoj të arrijmë sa më lart”, u shpreh trajneri.
Kujtojmë që më parë te Melbourne Victory ishte aktivizuar edhe sulmuesi shqiptar Besart Berisha që kishte fituar edhe titullin e kampionit me klubin bardhekaltër. /Telegrafi/