Dizajnernja Emilia Wickstead së fundmi kishte kritikuar fustanin e nusërisë së dukeshës Meghan Markle, por nuk është e vetmja eksperte e modës që e ka bërë këtë.
Edhe Megha Mittal, shefe e labelit Escada, ka thënë se fustani i nusërisë ka pasur nevojë për më shumë përmirësime.
“Ka qenë fustan i mirë – i thjeshtë, i pastër dhe minimal – por mëngët nuk i kanë rënë tamam”, ka thënë Megha.
“Në pjesën e epërme, fustani e bënte të dukej shumë e drejtë”.
Megjithatë, Megha nuk ka harruar të theksoj se Dukesha e Sussexit është dukur e mahnitshme: “Ka qenë një nuse rrezatuese dhe shpresoj se të gjitha të mirat e presin në jetë”. /Telegrafi/