Telegrafi

Fillojnë kontaktet e para mes Romës dhe Valencias për Goncalo Guedes

Roma pritet të bëjë ndryshime të mëdha për edicionin e ardhshëm.

Giallorosët kanë fituar Ligën e Konferencës këtë edicion, teksa edicionin e ardhshëm synojnë të fitojnë trofe të tjerë.

Jose Mourinho po kërkon ta ndërtojë një skuadër konkurruese për edicionin e ri derisa objektivi kryesor për sulmin është portugezi Goncalo Guedes.

Ka qenë e përditshmja spanjolle AS që ka konfirmuar se bisedimet mes drejtuesve të dy skuadrave tanimë kanë filluar.

“Kontaktet mes Romës dhe Valencias janë hapur dhe po bisedojnë për transferimin e Guedes, i cili vet ka pranuar se nëse i vjen një mundësi më e mirë ai do ta pranojë atë”, ka shkruar mediumi spanjoll.

Valencia ka nevojë për shitje të futbollistëve dhe Guedes shihet si lojtari që do t’i ofronte më së shumti fitime.

Klubi spanjoll është gati ta lejoj largimin e portugezit për 40 milionë euro, derisa përveç Romës atë e do edhe Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/