Telegrafi

Fillojnë konsultat vjeshtore me FMN

Gjatë qëndrimit dyjavësh, ata do të kenë takime të niveleve të larta, ku do të njoftohen për progresin e bërë në programin e FMN-së për mbështetje të buxhetit si dhe për përgatitjet për buxhetin e vitit 2011.

Ata fillimisht kanë takuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin dhe Ministrin e Ekonomisë dhe Financa Ahmet Shala.

Gjatë takimeve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, delegacioni i MEF-së u me përgatitjet për buxhetin e vitit 2011 si dhe shumica e komunave kanë sjell buxhetet e aprovuara në nivel lokal.

Delegacioni i FMN-së do të vizitojnë edhe Administratën Tatimore të Kosovës, Doganat, Bankën Qendrore të Kosovës, komunën e Prishtinës si dhe organizata të tjera buxhetore të cilat kanë pjesëmarrje të lartë në buxhetin e Kosovës. /Telegrafi/