Site icon Telegrafi

Fillojnë hetimet për vdekjen e Kobe Bryant: Tre shkaktarët që mund të kenë ndikuar në rrëzimin e helikopterit

Kanë filluar hetimet e para për rrëzimin e helikopterit me të cilin po udhëtonte Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij, aty ku gjetën edhe vdekjen.

Legjenda e basketbollit dhe vajza e tij Ginnna ishin së bashku edhe me shtatë persona të tjerë, derisa helikopteri u rrëzua në bjeshkët e Los Angelesit.

Hetuesit e Administratës Federale të Aviacionit dhe ata të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit pritet të përqendrohen në kushtet e motit dhe dështimet e mundshme mekanike.

(Foto: TMZ)

Madje besohet se piloti i helikopterit po fluturonte shumë poshtë dhe nuk arriti që ta shmangte rrëzimin në bjeshkë.

Bryant konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit.

Ai ka qenë pesë herë kampion i NBA-së (Asociacionit Kombëtar të Basketbollit) dhe ka luajtur për LA Lakers gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare.

Një peticion online për të përdorur imazhin e Kobe Bryant si logo të re zyrtare të NBA-së u mbështet nga më shumë se një milion njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version