Site icon Telegrafi

Fillojnë hetimet për Leonardo Di Caprion, dyshohet për zhdukjen e 3.5 miliard dollarëve

Leonardo Dicaprio është urdhëruar të rikthejë miliona dollarë të cilat supozohen se janë përdorur për të financuar filmin e tij “Wolf of Wall Street”. Gjithashtu raportohet se këto para të shpërdoruar i janë dhënë në mënyrë indirekte fondacionit të tij.

Departamenti i Drejtësisë është duke investiguar se ku kanë shkuar 3.5 miliardë dollarë të shpërdoruara nga pasuria e shtetit malajzian të financuara gjatë viteve 2009 dhe 2015, duke u cilësuar si një nga shpërdorimet më të mëdha në botë.

Në dokumentet e akuzës pretendohet se disa nga këto para kanë shkuar në xhepin e DiCaprio-s përmes filmit të tij dhe fondacionit. Pavarësisht se dokumentet prej 136 faqesh nuk është përmendur emri i aktorit hollivudian, dyshimet shkojnë pikërisht te Leonardo DiCaprio, transmeton Top Channel.

Jho Low, një biznesmen malajzian dhe partner i DiCaprio’s akuzohet se ka shpenzuar më shumë se 1 miliardë dollarë për veten e tij. Low akuzohet se i ka përdorur ato para për të blerë shishe shampanje tek një financues i fondacionit “Leonardo DiCaprio Foundation” për ditëlindjen e aktorit në 2013.

Riza Aziz, nipi i kryeministrit malajzian, akuzohet gjithashtu se ka marrë miliona dollarë nga fondi i quajtur “1MDB”. Aziz zotëror kompaninë e prodhimit të filmave “Red Granite Pictures”, i cili ka financuar filmin e DiCaprio-s, në 2013, “Wolf of Wall Street”.

“Bruno Manser Funds”, një organizatë bamirësie aktive në Malajzi, i ka kërkuar DiCaprio t’i rikthejë paratë e pista, duke shtuar se si një përfaqësues i Paqes së Kombeve të bashkuara ka si përgjegjësi të ndalë korrupsionin.

Exit mobile version