Site icon Telegrafi

Fillojnë hetimet ndaj personave që ua dhanë mediave incizimet për rastin Dehari

Ende pa u bërë dy orë qëkur avokati I familjes Dehari, Tomë Gashi, ka paraqitur kallëzim penal ndaj personave përgjegjës që shpërndan pamjet e kamerave të sigurisë ditën kur vdiq Astrit Dehari, Prokuroria e Shtetit është aktivizuar për të hetuar ata.

Lexo po ashtu Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal në Prokurori, thotë se personat që i kanë dhënë incizimet kanë përgjegjësi penale

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Gashi bën të ditur se prokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, i ka dhënë përgjigje pozitive për kallëzimin penal që si përfaqësues ligjor i familjes Dehari paraqiti në Prokurori .

“Pas ushtrimit të kallëzimit penal kundër personave përgjegjës për rastin e publikimit në media të video incizimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, Prokurori i shtetit përgjigjet pozitivisht”, ka njoftuar Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version