Site icon Telegrafi

Fillojnë hetimet ndaj Cristiano Ronaldos – portugezi akuzohet se ka thyer rregullat e vetizolimit gjatë kohës kur ishte i infektuar me coronavirus

Ministri i sportit në Itali ka thënë se kanë filluar hetimet ndaj Cristiano Ronaldos për thyerje të protokollit të caktuar për coronavirus.

Vincenzo Spadafora ka protestuar kundër yllit të Juventusi dhe ka fluturuar për në Itali derisa ishte i infektuar me COVID-19, para dy javësh kur ishte duke luajtur me kombëtaren e Portugalisë.

Por, tani Spadafora ka shkuar një hap më tutje, duke thënë se 35-vjeçari është treguar arrogant dhe ka bërë me dije në Rai 3 se kanë filluar hetimet nga policia italiane në lidhje me rastin.

Politikani më tej shtoi se portugezit nuk i ishte dhënë leja nga autoritetet e shëndetësisë që të fluturonte për në Itali.

Në lidhje më këto deklaratë, menjëherë ka reaguar Ronaldo, që i bëri me dije Spadaforas se ai kishte fluturuar me aeroplan të shëndetit dhe kishte përkujdesjen maksimale. /Telegrafi/

Exit mobile version