Gërmimet për varrezën e dyshuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës kanë filluar sot në mëngjes.
Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka filluar gërmimet afër kishës ortodokse që gjendet në kampusin e UP-së.
Drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ka dyshime se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare.
Në punimet në kampusin e Universitetit do të jetë i pranishëm edhe delegacioni nga Serbia për të përcjellë zhvillimet.
Punimet do të zhvillohen brenda dy ditëve dhe nëse gjenden mbetjet mortore, punimet e makinerisë së rëndë do të pushojnë, ka thënë Gërxhaliu, “për t’i përshtatur një tjetër formë të punimeve”.