Telegrafi

Fillojnë favorizimet për Liverpoolin para finales me Tottenhamin që nga zhveshtoret deri te numri i tifozëve

Liverpool dhe Tottenham do të përballen në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano.

The Reds kanë marrë një lajm të mirë para finales me Spurs, pasi do ta shfrytëzojnë zhveshtoren e skuadrës spanjolle dhe jo atë të skuadrës mysafire edhe pse në letër janë nga ana e këtyre të fundit.

Tottenham në short është skuadër vendase, përkundër dallimit që Liverpool është mysafire, mirëpo këta të fundit do të jenë në zhveshtoren e Atletico Madridit që ka një pamje tejet brilante.

Dhoma e zhveshjes së Atletico Madridit(Foto:Getty Images/Guliver)

Zyrtarët UEFA-s vendosën që t’i ndërronin anët e skuadrave për shkak të sigurisë më të madhe gjatë futjes në stadium, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë në fushë.

Skuadra e Mauricio Pochettinos do të ketë një zhveshtore më të vogël se ajo e Liverpoolit edhe pse zyrtarët janë arsyetuar se ky vendim është marrë për shkak të numrit të lojtarëve që do të jenë të pranishëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

“Para se t’i merrnim këto vendime, ne kemi shikuar të gjitha gjërat për të dyja skuadrat, se sa do të jetë numri i lojtarëve dhe kapaciteteve tjera të tyre”, ka thënë menaxheri i stadiumit të Wanda Metropolitano, Fernando Fariza. /Telegrafi/

Dhoma e zhveshjes për skuadrën mysafir në Wanda Metropolitani(Foto:Getty Images/Guliver)