Telegrafi

Fillojnë dërgesat për Asus Transformer Prime

Ndërsa, të tjerët që kanë dashur që fillimisht ta kenë rastin ta shohin tabletin, duhet të presin deri në janar, kur pritet që Transformer Prime të dal në shitje.

Interesim të madh për këtë tablet kanë shfaqur edhe rrjetet e mëdha të shitjes së pajisjeve elektronike, mirëpo edhe ata do të duhet të presin janarin për Transformer Prime.

Transformer Prime është tableti i parë Android i cili vjen me procesor NVIDIA quad core Tegra 3, dhe sipas reagimeve të para, fansat e pajisjeve Android janë shumë entuziast për tabletin e ri të Asus. / Telegrafi /