Telegrafi

Fillojnë dërgesat e Samsung 830

SSD me kompjuterin komunikon përmes SATA ndërfaqes 6-gigabitëshe, vjen në shtëpizën nga alumini i krehur, përdor çipat e flash memories MLC NAND, ndërsa ofron shpejtësinë e leximit dhe shkrimit prej 520, respektivisht 160 MB/s (në modelet me kapacitetin më të lartë leximi bëhet me 400 MB/s). MTBF është deklaruar në një milion e gjysmë orë, e SSD dërgohet me garanci me kohëzgjatje prej tre vitesh.

Çmimet e propozuara për tregun amerikan janë 130, 230, 430 dhe 850 dollarë, me radhë për kapacitetet prej 64, 128, 256 dhe 512 GB. Modelet me kapacitetin më të lartë në shitje do të shkojnë gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/