Telegrafi

Fillojnë dërgesat e LG P330

Pesha e këtij ultraportativi është 1.7 kg, ai ka ekranin prej 13.3-inç me LED ndriçim të prapavijës, punon me gjeneratën e fundit të procesorëve të Intelit. Rezolucioni i ekranit është 1,366 x 760 piksel. Portativi zakonisht vjen me 4 GB RAM, grafikën GeForce GT 555M, në vend të diskut klasik mund të zgjidhet edhe ai SSD. Të pranishëm janë konektorët USB 3.0 dhe HDMI, e bateria është me 6-qeli.

Çmimet e portativit varësisht nga konfigurimi në Kore janë përllogaritur në mes 1,300 dhe 1,950 dollarë. /Telegrafi/