Telegrafi

Fillojnë dërgesat e kamerave Lytro

Kamera fotografitë nuk i fokuson gjatë incizimit, por shfrytëzuesi më vonë në kompjuter bën përzgjedhjen e fokusit, varësisht nga dëshirat individuale. Në këtë mënyrë në kompjuter mund të zhvillohen versione të ndryshme të fotografisë së marrë, e funksionaliteti i zgjidhjes të interesuarit mund ta provojnë edhe vet në galerinë në faqet zyrtare. Më vonë gjatë vitit pritet të paraqitet edhe mbindërtimi i softuerit me përkrahje për shfaqjen 3D të fotografive dhe mundësitë e tjera.

Çmimet në para-porosi janë 400 dollarë për versionin me 8 dhe 500 dollarë për kamerën me 16 GB të memories së integruar. /Telegrafi/