Thomas Lemar po kalon momentet e fundit si futbollist i skuadrës franceze Monaco.
Sulmuesi francez ka shkëlqyer me klubin bardh e kuq nhë dy edicionet e fundit në Ligue 1 dhe garat evropiane.
Kjo ka bërë që për të interesim të shfaqin skuadrat e mëdha angleze si Liverpool, Arsneal dhe Chelsea.
Sipas raportimeve të fundit nga Franca, Liverpool ka avancuar për të nënshkruar me Lemar.
L’Equipe bënë të ditur se krerët e skuadrës angleze kanë filluar bisedimet me ata të Monacos për të gjetur një marrëveshje për Lemar.
Monaco po kërkon rreth 90 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.
Ndërkohë besohet se marrëveshja mes dy klubeve do të arrihet për një shumë rreth 80 milionë euro.
22-vjeçari këtë edicion ka shënuar tre gola me fanellën e Monacos ndërsa ka bërë edhe tetë asistime. /Telegrafi/