Dy skuadrat italiane, Lazio dhe Atalanta janë ulur për të biseduar rreth Etrit Berishës.
Portieri shqiptar u huazua nga Lazio te Atalanta në fillim të këtij edicioni ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.
Tani dy skuadrat kanë filluar bisedimet për transferimin e plotë të Berishës në Bergamo.
Prishtinasi ka zgjuar interesimin edhe të skuadrave tjera evropiane, por Atalanta kërkon ta blejë përfundimisht.
Mediat italiane kanë raportuar se zi kaltërtit kanë ofruar katër milionë euro shumë që është refuzuar nga Lazio.
Ekipi nga kryeqyteti italian kërkon së paku shtatë milionë euro për shitjen përfundimtare të Berishës.
Gjithnjë sipas mediave italiane, marrëveshja e klubeve mund të mbyllet për një shumë rreth gjashtë milionë euro. /Telegrafi/