Site icon Telegrafi

Fillojnë aplikimet në konkursin ‘PreFoto 2013’

"PreFoto" – është konkursi i parë ndërkombëtar i llojit të vet i organizuar në Luginën e Preshevës. Ky konkurs si objektiv parimor ka vlerësimin e punës apo proklamimin e të fotografuarit, të vlerësohet ana profesionale e asaj fotografie.

Edicionet e para qe ishin mjaft të suksesshme, dhe pas lëvdatave të shumta nga fotografë dhe njohës të mire të fotografisë, si shqiptarë dhe të huaj, stafi i “PreFoto” vazhdon me vullnet ëndrrën e nisur dy vite më parë duke organizuar dhe edicionin e tretë të këtij konkursi ndërkombëtar.

"PreFoto" do të mbahet gjatë muajit nëntor të vitit 2013, ndërsa data e fundit për dorëzimin e fotografive nga ana e të interesuarve do të jetë deri më date 20 tetor 2013, kështu që ndjehuni të lirë të konkurroni dhe ta vëni vetën në garë me fotografë nga e gjithë bota.

Fituesit e çmimeve të para, si dhe ai i çmimit special, do të shpërblehen nga organizatorët e këtij konkursi.

Informatat për aplikuesit:

Tema: E Lirë
Lloji: Bardh & Zi ose Color
Formati: Digital, JPEG, dimensionet mbi 300 DPI
Pjesëmarrja: Gratis
Fotografitë mund t’i dërgoni në e-mail : pre-foto@hotmail.com
Adresa: Edoni Color rruga Sava Kovacevic bb Preshevë, 17523 Serbia
Afati i fundit për dorëzimin e fotografive 20.10.2013

Organizator i konkursit ndërkombëtar të fotografisë është studio artistike “Edoni Color” në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Staf PreFoto: Edon Agushi, Argjent Hetemi, Rinor Sadiku, Krenar Halimi, Blerim Miftari, Leart Hajrullahu, Ilir Musahu, Arbër Raci.

Exit mobile version